
SPAK nis hetimin pasuror për Erion Veliajn, Rusta: S’ka lidhje me inceneratorin e Tiranës dhe as me dosjen “5D”
Prokurori i SPAK, Olsi Dado i ka drejtuar të gjitha bankave të nivelit të dytë në Shqipëri, që të japin informacion për pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, vellait, Arbër Veliajt dhe nënës së tij, Shqiponjë Veliaj.
Gazetari Arsen Rusta tha gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë se sipas burimeve nga SPAK, ky hetim nuk ka lidhje as me inceneratorin e Tiranës dhe as me dosjen “5D”.
Ajo çfarë MCN Live ka mundur të mësojë pas interesimit në SPAK është se dokumenti i publikuar në media ku Prokuroria e Posaçme i kërkon informacion bankave të nivelit të dytë, por edhe një sërë institucionesh të tjera. Të gjitha selive të bankave që operojnë që Shqipëri i ka shkuar kjo shkresë ku kërkon informacion të lidhje me transaksione, transferta brenda dhe jashtë vendit për familjen Veliaj, mes tyre dhe kryebashkiakut. Sa i përket procedimit penal, SPAK tregohet i rezervuar, por ka përjashtuar që të ketë lidhje me inceneratorin dhe me dosjen 5D.



