Çelja e fushatës/ Kalemaj: Pritej bilanc dhe program nga Rama. PD duhet të bënte diçka ndryshe për të maksimizuar votën

Çelja e fushatës/ Kalemaj: Pritej bilanc dhe program nga Rama. PD duhet të bënte diçka ndryshe për të maksimizuar votën

Politologu Ilir Kalemaj thotë se në çeljen e fushatës së Partisë Socialiste pritej një program dhe një bilanc nga Kryeministri Edi Rama, në vend të turbopolitikës.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai vlerësoi programin elektoral të Partisë Demokratike por tha se mund të ishte bërë diçka më ndryshe për të maksimizuar votën.

Çështja e turbo-politikës, duke nisur nga dajret, kazan, kusi, tepsi, nuk do maskonte mungesën e programit apo bilancit.

Deri para 10 ditësh nuk kishte asgjë, deri kur nxori ca pika që nuk ishin program por dukej që i kishte marrë copy paste nga opozita, se përkonin shifrat.

Nuk pamë ndonjë bilanc lidhur me 12 vitet e zotit Rama pse kanë ikur 1 milion shqiptarë nga Shqipëria, pse kemi një përqendrim të pushteteve, pse kemi 11 milionë metra katrorë të shtuar në Tiranë ndërkohë që çmimet janë shtuar etj.

Ne prisnim një bilanc dhe program koherent, por me sa duket zoti Rama kështu ka fituar në 2017 dhe 2019 dhe me sa duket.

Me muzikën tallava ai bën një përçmim ndaj publikut shqiptar, mund të më bien në burg deputetë, ministra dhe prapë të fitoj, se përballë kam kënetën, non gratat.

Mënyra si e konsideron fushatën në mënyrë pezhorative ndaj kundërshtarit që herë e injoron dhe herë e quan armik.

I referohet Bashës dhe nuk i referohet kryetarit real të opozitës, ndaj ka zgjedhur injorimin.

Shpresat i ka te patronazhistët, administrata dhe së fundmi përdorimi i grupeve kriminale për fushatë.

Ndërsa për nisjen e fushatës së Partisë Demokratike, me praninë e Chirs LaCivita, ai tha se pritshmëria ishte e madhe dhe se kishte elementë të fushatës së Donald Trump.

Sipas tij, më tepër se risitë e formës, është përmbajtja.

Partia Demokratike për hir të vërtetës kë një program, tregon se ku do i marrë paratë për të shpenzuar, cili është qëllimi i këtij programi.

Është një program mjaft i mirë, i rakorduar, me faturë. Unë mendoj se është e nevojshme që njerëzit të diskutojnë mbi programet se sa mbi individët.

Mund të ishte bërë diçka më ndryshe për të maksimizuar votën.

Ilir Meta kishte bërë një mesazh nga burgu, ishte nxitës për një pjesëmarrje sa më të gjerë në shesh, tre fëmijët e tij ishin prezent në shesh dhe partia e tij ishin prezent.

Nuk shoh mungesë impenjimi nga zoti Meta, por mungesa e rrethanave.

Opozita është e bashkuar, të paktën partitë tradicionale kryesore, por dhe parti të tjera të vogla janë së bashku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy