Gjata: Ajo që ndodhi ditën e shtunë ka nisur prej kohësh, PD u ndodh në rrezik të shpërbërjes (VIDEO)

Gjata: Ajo që ndodhi ditën e shtunë ka nisur prej kohësh, PD u ndodh në rrezik të shpërbërjes (VIDEO)

Sipas juristit Çlirim Gjata ajo që ndodhi më protestën e 8 janarit kishte nisur prej kohësh për shkak se Lulzim Basha shiti betejat e PD.

Në një intervistë për MCN TV, Gjata tha se betejat nuk u çuan deri në fund dhe firmosi marrëveshje me kryeministrin Edi Rama.  PD siç u shpreh ai u ndodh në rrezik të shpërbërjes.

Intervista:

Zoti Gjata, pamjet që bënë xhiron e botës treguan së PD është një parti që nuk e gjen dot gjuhën e dialogut. Sa përgjegjës ndiheni për këtë?

Gjata: Ajo që ndodhi ditën e shtunë nuk tregoi gjë tjetër se Basha është peng i Ramës, madje i policisë së Ramës. Ai nuk bën dot një denoncim korrupsioni se Rama i thotë ta hoqa policinë. Njerëzit tani kanë kaluar në nivel tallje dhe e quajnë marrëveshja e gazit. Me ç’të drejtë vendos njerëz atje për të sulmuar militanëtët e PD, anëtarët e PD. I sulmojnë me gaz ata që kanë ngrënë gaz për të bërë Bashën kryeministër. Këta njerëz që dje u përballën me dhunën janë ata që i kanë dhënë 640 mijë vota bio PD. Imagjino të ishte bërë kryeministër ky njeri. Basha nuk ekziston më, e dogji flamurin e PD. Rama ka një zyrë në kryeministri ka dhe një në selinë e PD. Basha barazohet me Sandër Lleshin.

Vetëm Basha është përgjegjës?

Gjata: Ajo që ndodhi ditën e shtunë ka nisur prej kohësh. Maksimumi i asaj që quaj dhunë është hapja e dyerve të blinduara. Pse të dëmtuarit janë vetëm ata që ishin vetëm nga ana e protestuesve. Policia ka arrestuar 67 persona vetëm nga ata që deshën të hynin në shtëpinë e tyre.

Jemi në kushtet e një opozite brenda opozitës. Sa duhet të besojnë qytetarët te një lëvizje për rithemelim dhe demokraci kur po të njëjtët njerëz e propozuan për kryeministër atë që sot e quajnë armik?

Gjata: Ata që ishin atje nuk shkuan për tu rrahur, ata kanë punuar 8 vite për PD. Pse duhej Basha ti thërriste të gjithë ata. Partia është bashkim vullnetar. PD u ndodh në rrezik të shpërbërjes. Hajde se po e pranoj unë e kam propozuar, unë e kam fajin, por nuk është këtu çështja. Ka shitje nga Basha, betejat nuk u çuan deri në fund.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy