Dikur në këtë zonë ngrihej Klubi i Futbollit dhe Klubi Shumsportësh Partizani. I pari ka qënë në pronësi të Ministrisë Mbrojtjes dhe i dyti në pronesi të Ministrisë së Kulturës.
Kjo pronë iu ishte marr në vitin 1946 pronarëve duke u shtetëzuar nga regjimi komunist dhe pas viteve 90 familjeve Begeja,Alimeheti, Vaqarri, Llagami dhe Saliaga u janë njohur këto prona nga disa vendimi institucionesh dhe gjykatash.
Deri në vitin 2006 në lidhje me këto prona nuk ka pasur asnjë zhvillim për pjesën e pakthyer dhe admninistroheshin nga dy ministritë përkatëse.
Një pronë e cila u lakmua nga të gjithë për tu privatizuar për shkak të pozicionit të saj dhe sipërfaqës së madhe.
Gjithçka sipas prokurorisë ka nisur në vitin 2005 kur në pushtet erdhi Partia Demokratike dhe kryeministër ishte Sali Berisha. Fill pas ndryshimit të pushtetiti familjat trashgimtare fillojnë të paraqesin kërkesa për rpivatizimin të tokës dhe objeteve të klubeve.
Në nëntor të 2005 ish minsitri i mbrojtjës Fatmir Mediu i cili i propozon Ministrit të Ekonomisë Genc Ruli propozxim për miratimin e privatizimit të Klubit Partizazni.
Ndërsa ministria e kulturës që fillimisht drejtohej nga Bujar Leskaj për territoret që admnistronte i thotë pronarëve që nuk ka një platformë për privatizimin e ktyre pronave. Kjo ministri ndyrshon mendim në vitin 2008 kur në krye të saj vendoset Ylli Pango.
Pas këtyre zhvillimeve në skenë del dhëndri ish kryeministrit Jamarbër Malltezi pasi një pjesë e e familjarëve të njohur si pronare e zgjedhin si përfaqësues të tyre.
E vecanta e prokurave sipas SPAK është se i japin tagra përfaqësimi për veprime në Komitetin Shtetëoror të pronave dhe dhe në Komisionin e Kthimit dhe Kompsimit të Pronave si dhe të lidhet me firma ndërtuese. Gjithashtu parashikojnë të vënë në dsipozicion të tij 3 deri në 5%.
Ky fond sipas prokurorisë nuk materializuar asnjëhërë dhe për të është shpërblim për Malltezin nëse ai arrin tu kthejë pronën. Nëkëto shfaqet edhe firma e dnërtimit “kontakt” me ortak Fatmir Bektashin i cili është dhe një nga trashgimtarët përfitues.
Në dosje sqarohet se Malltezi ka psur si qëllim të krijonte mundësinë se në këto tokë do të ndërtohej duke ndërhyrë tek institucionet për të marrë leje apo ndryshimi i destinacionit të zonës. Kjo vërtetohet nga një kontratë e lidhur mes trashgimtarëve të familjes Begeja të përfaqësuar nga Malltezi dhe shoqërisë Kontakt e cila ka marrë përsipër të ndryshojë destinacionit e tokës nga sportive ne banim.
Por ndërtimin në një terren sportive e ndalonte ligji për urbanisitikës i vitit 1998 ku përcaktohet se KRRT-të e rrethve pra bashkitë dhe KKRTRSH nuk kanë të drejtë të miratojnë asnjë ndërtim në prona publike si territore sportive. Po pavarësisht ndalimit ligjor bashkia e Tiranë në atë kohë drejtuar nga Edi Rama ndryshoi destinacionin e tokës.
Pas këtij vendimi në 21 nëntor 2006 në cilësinë e kryetarit të KRRT-së Sali Berisha miraton ndryshimin e destinacionit të tokës në cilëën përfshihet edhe 0,7 hekatrë në pronesi të familjes Begeja.



