Kryetari i Opozitës Lulzim Basha i vlerëson ndryshimet në qeverinë Rama si një mundësi e re për promovimin e vjedhjes dhe hajdutërisë së qeverisë.
Basha tha pak minuta pas shkarkimit të Shkëlqim Canit nga detyra e ministrit të Financave se Rama e bëri kurban Shkëlqim Canin për të mbuluar vjedhjen e 400 milionë dollarëve në tatime dhe dogana. Basha theksoi gjtihshtu se me caktimin e Arben Ahmetajt, Rama garantoi vazhdimësinë e plaçkitjes së shqiptarëve.



