Nallbati tregon skenarët e opozitës: Do pamundësojmë seancat derisa të na njihen të drejtat tona kushtetuese

Nallbati tregon skenarët e opozitës: Do pamundësojmë seancat derisa të na njihen të drejtat tona kushtetuese

Opozita ka nisur një aksion të ri në Kuvend, ku po bllokon seancën me qëllim pranimin e kërkesave të saj për komisione hetimore. Deputeti demokrat Bledjon Nallbati foli në edicionin e lajmeve në MCN TV nga korridori i Kuvendit, ku është improvizuar një ambient ku po qëndrojnë deputetët opozitarë. I pyetur mbi skenarët, ai theksoi se do të pamundësohet zhvillimi i seancave normale derisa qeveria dhe Parlamenti t’i njohë opozitës të drejtën e saj kushtetuese. Nallbati tha se aksioni i tanishëm nuk ka asnjë lidhje me ato që ndodhnin në kohën e lidershipit të Bashës. 

Përveç sallës së seancës plenare që është pa energji elektrike, të gjitha ambientet e tjera janë mbyllur, janë kyçur dyert, kështu që kam sajuar në korridorin e Parlamentit një ambient për të folur. Jemi pothuajse të gjithë kolegët që ishin në mëngjes, me ndonjë përjashtim të vogël, në sallë. Kjo është një nga format e reagimit ndaj kësaj një situatë të paprecedentë që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë. Në varësi të ngjarjes do ketë edhe mënyra të tjera reagimi. Kjo e sotmja ishte një formë proteste simbolike, normale, për të bllokuar proceset e një Parlamenti që nuk është demokratik, sepse nuk po funksionon si i tillë. Në një Parlament ku vendimet i merr një palë, jo vetëm për qeverisjen edhe vendimet sa i përket vendimmarrjes së opozita ka të drejtë të ketë, nuk mund të quhet një Parlament demokratik.

Objektivat që kemi vendosur nuk ngjahasojnë me njëra-tjetrën. Ajo e atëhershmja ka qenë një vendimmarrje e gabuar dhe ka pasur objektiv largimin e qeverisë. Ne tani nuk po kërkojmë asgjë më shumë se sa të drejtat legjitime që na ka dhënë Kushtetuta, jo PS. Nuk kërkojmë asnjë gjë nga PS, nga mazhoranca, thjesht të drejtat që na jep Kushtetuta. Unë jam brenda seancës në një ditë normale. Në seancën e kaluar isha i përjashtuar. Sa i përket seancës së radhës, nëse ne do jemi të përjashtuar, do jenë kolegë të tjerë  në seancë që do ndërmarrin aksionin, por edhe pjesa tjetër do ketë skenarin e vet për të bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale në këtë Parlament, për sa kohë që mazhoranca dhe ky Parlament nuk vendoset në shina normale që t’i njoh opozitës të drejtat e veta. 

Ajo që ne kërkojmë s’ka të bëjë fare me numrat dhe kartonat. T’i njohësh opozitës të drejtën për komisione hetimore parlamentare është e drejtë kushtetuese. Kushtetuta nuk i jep të drejtë mazhorancës që ta rrëzojë një komision hetimor të propozuar nga opozita. Ne jemi duke u koordinuar si grupi parlamentar i PD. Vendimet i merr grupi parlamentar, z.Bardhi drejton grupin. Shpresoj që mazhoranca të kuptoj që në këtë mënyrë nuk mund të ecet, pasi ne s’do bëjmë hapa mbrapa për këto kërkesa elementare dhe ligjore. Ne po kërkojmë që Parlamenti të njohë të drejtën kushtetuese të opozitës. Z.Berisha është një prej kolegëve tanë që bën atë që ka mundësi të bëjë dhe besoj që e bën shumë mirë në këtë aksion opozitar”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy