Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Grek Aleksis Tsipras, pritet që të takohen shumë shpejt ndërsa ende nuk është caktuar vendi. Lajmin e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për mediat greke. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si incident që ndodh mes fqinjësh ngjarjen në Bularat, ndërsa nuk kanë komentuar vdekjen e 5 shqiptarëve pas kësaj ngjarjeje.



