
Duke analizuar shkaqet e mundshme të zjarrit që përfshiu pallatin “Arlis” pranë Farmacisë 10 në Tiranë, inxhinieri Arben Meçe, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se objekti ishte ndërtuar me material plastik (kompozit polietileni).
Sipas tij, ky material cilësohet i ndaluar dhe pa certifikim për sigurinë nga zjarri, duke e bërë potencialisht të rrezikshëm në përdorim në ndërtim
.
Ai shtoi se në Shqipëri mungojnë laboratorët e specializuar për certifikimin e këtyre materialeve.
Së pari, e gjithë fasada është veshur me lesh guri. Detaji i përdorur atje është standard. Izolimi i leshit të gurit me një material plastik. Vendoset alukobond, ose veshja e jashtme.
Përbëhet nga shtresë alumini dhe një shtresë polietilene, me bazë hidrokarbure. Është me trashësi 3 mm dhe nuk është lehtësisht i djegshëm.
Në standarde shqiptare nuk ekziston asnjë bazë, kusht teknik dhe as ligjor mbi standardin e këtij materiali. Flas për panelin që i themi ‘alukobond’, por ka detyrim të respektohet standardi europian i mbrojtjes kundër zjarrit.
Duhet përdorur opsion A2 dhe A4. Materiali polietilene mund të ketë aditiv që e kthejnë në të padjegshëm por mund të jenë edhe materiale të certifikuara.
Është edhe material FR, rezistues ndaj zjarrit. Është detaji më i avancuar i një fasade.
Është fakt që u dogj. Jo unë por asnjeri nuk e mbron që ai është material i djegshëm.
Standardet në Republikën e Shqipërisë, nuk e lejojnë përdorimin e këtij materiali. Në fazën e projektitmit, supervizimit, kolaudimit, nuk kemi ekspertë që të identifikojnë nëse njër material është zjarr përçues ose jo.
Nuk ka laboratorë që identifikojnë, standardid e një materiali. I vetmi që e certifikon dhe e pranon është certifikata e cilësisë.
Sot as inxhinieri supervisor, as i zbatimit, as kolaudatori, nuk kanë ekspertizë. Është vetëm certifikata që shoqëron çdo material. Kemi për betonet, llaçrat, hekurin, laboratorë në Shqipëri.
Për këtë material nuk kemi ekspertizë për ta cilësuar, është vetëm certifikatë. Mund të ketë ardhur si material zjarr-durues. Nuk e di.



