
Policia ka gjetur qindra trupa në breg të lumit Ganges. Fotot nga vendngjarja qarkulluan në rrjetet sociale duke bërë të mendohej se ato ishin viktima të Covid-19.
Pas kësaj, policia nisi hetimet për të zbuluar se nga vinin këto trupa, ndërsa dyshohet se banorët e fshatrave i kanë hedhur ato në lum sipas ritualit.
Pas reshjeve të shiut, trupat u zbuluan teksa ishin të mbështjellë me pëlhura në bregun e lumit Praygraj, në qytetin Uttar Pradesh.
Vdekjet më të mëdha nga Covid-19 janë regjistruar në dy shtetet, Uttar Pradesh dhe Bihar, me gati 358 milionë banorë.
Megjithëse autoritetet vendase raportojnë për përmirësim të situatës, kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 311170 raste të reja.



