
Pas sulmeve kibernetike, qytetarët vijojnë të kenë probleme për të tërhequr dokumente të ndryshme në faqen e-Albania, gjë që u ka shkaktuar atyre vonesa në mbarimin e punëve. Ndërsa në zyrat e ALEAT në Tiranë, pas anulimit të shërbimit pak ditë më parë, puna aktualisht po vijon normalisht me aplikimet për pasaporta dhe karta identiteti.



