Hyka: Diaspora pak interes për regjistrim, shanset për manipulimin e votës së emigrantëve minimale (VIDEO)

Hyka: Diaspora pak interes për regjistrim, shanset për manipulimin e votës së emigrantëve minimale (VIDEO)

Anila Hyka, anëtare e këshillit Koordinues të diasporës për Francën në studion e lajmeve në MCN TV ka folur lidhur me këtë proces për votën e emigrantëve ku u shpreh se një nga kërkesat më të mëdha është njohja e kartave të identiteti kur asaj ika kaluar afati.

Ajo tha se diaspora po tregon pak interes sa i përket regjistrimit për votim dhe se deri tani në Francë janë diku te 2500 emigrantë për të votuar.

Sipas saj sistemi i votimit është përmirësuar dhe numërimi i kësaj vite do të bëhet brenda KQZ ku shanset për manipulimin e saj janë minimale.

Jam vazhdimisht me grupin që shqyrtojmë kërkesat dhe shifrat e refuzimit duhen marrë pak në formatin se çfarë është pas sepse ka refuzime kur e ka kryer të gjithë regjistrimin por nuk korrespondon adresa. Dhe ajo që mund të them është se ka shumë nga ata të refuzuar që mund të bëjnë kërkesën përsëri dhe më pas miratohen.

Ajo që është kërkuar nga PD është pjesë e njohjes së kartave të identitetit që u ka kaluar afati. Në momentin që KQZ nxjerr listën e të gjithë zgjedhësve nga jashtë zgjedhësi ka 5 ditë kohë për të bërë ankimimin dhe duhet të vijë këtu sepse nuk mund të bëhet online.

Nga shifrat e nxjerra nga KQZ ka dalë se me të drejtë vote  janë 1 mln e 500 mijë apo 1 mln e 700 por kjo shifër ndryshon nga ajo e 2020 që përllogaritej në 1 mln 200.

Më tej ajo shtoi se qeveria shqiptare, hallkat që e kanë pasur në dorë për 4 vjet për ta implementuar këtë proces është bërë në një kohë rekord për 4 muaj sepse ligji u miratua në minutë të fundit në korrik- shtator dhe kjo ka bërë që të gjithë aktet nënligjore të merrnin atë valën e vështirësisë së finalizimit dhe miratimit.

Të gjitha duan kohën e vetë, nuk është e lehtë për dikë që jeton jashtë të bombardohet me informacionet kontradiktore.

Ne në përgjithësi i lëmë gjërat për në minutën e fundit, por nga pikëpamja e politikës të dyja forcat politike se kanë pasur shumë të sigurt se çfarë i pret nga diaspora, si do dalin dhe tani që e shohin se ritmi është i lartë i regjistrimeve dhe insistimeve kanë kuptuar se ka vlerë dhe interes. 2400-2500 emigrantë janë regjistruar në Francë.

Problematikat që hasin te regjistrimi është paqartësia që ata kanë me informacionin e plotë të dhënë nga KQZ, për të kuptuar pse duhet një dokument për të vërtetuar adresën.

Me mënyrën se si është konstruktuar dhe në formatin e hallkave risku është minimal për të manipuluar votat sepse do jetë e monitoruar 24 orë në çdo moment. Problemi që vjen është mënyra se si interpretohet tek ata që nuk janë shumë të orientuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy