Deputeti i PD Saimir Korreshi rikonfirmoi edhe njëherë mbështetjen për kandidatin e primareve për bashkinë e Lushnjës dhe Divjakës, ndonëse sa i takon këshillit bashkiak po bëhet fushatë për listën e PD-së zyrtare. Korreshi denoncoi në MCN Live presionet që po u bëhet njerëzve me përkrahje sociale se do t’u heqin ndihmën nëse nuk votojnë PS-në. Po ashtu Korreshi tha se ka presion ndaj administratës shtetërore, ku kërkohen edhe karta identiteti të familjarëve. Sipas tij ka edhe presion të institucioneve ndaj bizneseve që tentojnë të flasin djathtas.
Vazhdoj fushatën me kandidatët ne Lushnjë dhe Divjakë. Ne s’kemi pasur probleme as për KZAZ-të, as për komisionerë dhe vëzhgues. Unë si deputet mbështes kandidatin e dalë nga primaret. Por te pjesa tjetër jemi përfshirë për nr.9 për Partinë Demokratike. Nuk është e lehtë, makineria e pushtetit i ka lëvizur të gjitha. Por gjithësesi bashkimi i grupit të PD zyrtare rreth kandidatit opozitar ka dhënë një frymë tjetër, një frymë bashkimi dhe ka çliruar demokratët në Lushnjë dhe Divjakë. Pavarësisht s’e s’gjetëm dakordësi për një listë të përbashkët në këshillat bashkiak. Them se jemi në kapacitetin e duhur normal që mund të punojmë, pavarësisht presioneve dhe sikleteve. Lozet me përkrahjen sociale, njerëzve me përkrahje sociale u kërkohet të votojnë PS se ndryshe do të heqim përkrahjen sociale. Absurditeti më i madh është se kishin gënjyer një të shkretë dhe i kishin thënë do të heqim edhe pensionin. Imagjinoni deri ku ka arritur kjo zallamahi. Lozet me të gjithë ata që janë në punë shteti. Ne kemi miq e shokë, sepse Lushnja është e vogël, që punojnë në administratë shtetërore. Janë gjithmonë nën presion dhe i marrin çdo ditë që të jenë pjesë e grupazheve, ose qendrat elektorale që kanë hapur, i marrin me zor. I kërkojnë 20 karta identiteti të familjarëve. Presion i jashtëzakonshëm i Tatim-Taksave te bizneset që tentojnë të flasin djathtas, u shkojnë IKMT, Tatim-Taksat, Elektrik, Ujësjellës, të gjitha të mundshme. U shkojnë për kontroll”.
Korreshi vuri në dukje se ka një ndarje jo vetëm mes Alibeajt dhe Bardhit në PD, por mes Alibeajt dhe grupit parlamentar.
Ndarja është mes Alibeajt dhe grupit parlamentar. Grupi parlamentar është më i lidhur më shumë me votuesit. Nuk ka një ndarje vetëm Alibeaj-Bardhi, por mes Alibeajt dhe grupit parlamentar. Pjesa më e madhe ishte që mos dilnim fare me kandidatë. Ka pasur vetëm një opsion grupi parlamentar, që në bashki si Mallakastra, Ura Vajgurore dhe Kuçova, ku kemi shanse me dy kandidatë, atëherë le të provohet”.
Sipas Korreshit dy kandidatë të PD-së zyrtare kanë shanse reale për të fituar në zgjedhjet e 14 majit.
Probabilitet ka Agron Kapllanaj duke njohur forcën e tij në zonë, si individ. Edhe në bashkinë Dimal kemi probabilitet për të fituar. Këta të dy, duke njohur kapacitetin dhe forcën politike, kanë mundësi”.
Korreshi shtoi se:
Po lozin me bukën e gojës, qytetet e varfra nuk prodhojnë më elitë. Në 25 prill, ditën e shtunë që institucionet shtetërore duhet të ishin mbyllur, te Drejtoria e Bujqësisë ndaheshin tollonat e naftës. Bëmë kallëzim penal. Dy vjet sot, s’është bërë asnjë gjë.
Z. Berisha ka ardhur dy herë. LSI s’ka struktura, ka pasur por është venitur, sepse ka qenë parti pushteti.



