
Pedagogu Shpend Gashi tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se nuk ka pse të jetë lajm i mirë hapja e grup-kapitullit të parë të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE pasi nuk e dimë se në çfarë strukture po shkojmë dhe si po ndryshon ajo.
Unë jam euroskeptik. Në kushtet më normale nuk do më plaste fare sepse është tepër vonë. Është hapur një kapitull në 33. Kemi 33 kapituj, kapitulli i parë është më i vështiri, reforma administrative, suksesi i juridiksionit. D.m.th ne jemi gropë. Më duket e dëmshme në afatgjatë për shtetit tim që të përgatitet për 50 vjet për nj strukturë politike, kur ndoshta nuk ka për t’u future kurrë. Kam bindjen time sa i fortë do të jetë BE-ja t’i rezistojë kohës.
Nuk ka pse të jetë një lajm shumë i mirë ku ne nuk e dimë në çfarë strukture po shkojmë, si po ndryshon kjo strukturë.



