
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur lajmin e Celibashit se fletët e votimit do të jenë të printuara dhe dërguara në kohë pranë KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.
Znj.Kim thotë se SHBA mbështet përpjekjet për të siguruar që rregullat e kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë e transparente.
Sapo pashë konferencën për shtyp të Ilirjan Celibashit, shumë mirë të dëgjosh që formati i fletëve të votimit është rënë dakord në mënyrë që ato të shtypen në kohë për zgjedhjet 25 prillit. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet për të siguruar që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve të jenë të drejta, në kohë dhe transparente.
Më herët Celibashi siguroi se kompania sllovene e prodhimit të fletëve të votimit do i qëndrojë afateve të printimit dhe transportit.
Celibashi thotë se sot pas një komunikimi me përfaqësuesit e kompanisë, nuk ka asgjë problem me formatin aktual. Sipas tij tashmë s’ka më asnjë problem në lidhje me fletën e votimit.



