Përkundër deklaratave të qeverisë se çmimi i energjisë nuk do të preket për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël, kreu I OSHEE-së Ardian Çela nuk bëri përjashtime gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, ku diskutua marrja e një kredie 70 milionë euro nga BERZH për nevojat e sektorit të energjisë. Ai pranoi për herë të parë se diskutimet për tarifat e reja do të nisin në janar të vitit të ardhshëm.
Çela pranoi po ashtu se OSHEE ka dështuar në mbledhjen e borxhit, kryesisht nga ndërmarrjet e ujësjellësve.
Debateve për keq menaxhim të situatës energjetike vijuan edhe në Komisionin e veprimtarisë prodhuese. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku u përplas me deputetët e opozitës lidhur me nivelin e kaskadës së Drinit dhe investimet e OSHEE-së.
Ndërsa deputetja socialiste Luljeta Bozo, theksoi se vetëm në rast të konstatimit të shkeljeve do mund të flitej për keq menaxhim të situatës.
Shuma prej 70 mln euro kredi që do të merret nga BERZH do të shkojë për ndërtimin e një nënstacioni modern, nëntokësor në Tiranën qendrore.



