Punimet për ndërtimin e stadiumit më të ri në kryeqytet “Arena Kombëtare” po vijojnë me intensitet të lartë për të qenë gati në afatin e caktuar. Pas ndërtimit të pjesës së poshtme të stadiumit, ngritja e tribunës karshi, dhe tribuna pas porte në pjesën jugore janë drejt përfundimit, çka po i japin formën e duhur stadiumit të ri.



