Paradite infermier, pasdite skulptor/ Historia e Artan Mujës, i pasionuar pas skulpturave antike

Paradite infermier, pasdite skulptor/ Historia e Artan Mujës, i pasionuar pas skulpturave antike

Artan Muja, artizani i njohur për skulpturat e punuara me dorë, apelon për ruajtjen e këtij profesioni, që sipas tij rrezikon të zhduket me kalimin e viteve.

Për mikrofonin e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu se pasioni për skulpturën ka lindur që në fëmijëri, veçanërisht për skulpturat antike.

Që i vogël e kam dashur skulpturën. Më vonë fillova punë në ndërmarrje, në uzinat e kohës së Enver Hoxhës, ku pata fatin të mësoja shumë dhe ta ushtroja profesionin me përkushtim. 

Më pas shkova edhe në emigracion, ku e perfeksionova më tej. 

Kërkesat e klientëve ndryshojnë, por motivet popullore mbeten ndër më të preferuarat.

Njerëzit i duan shumë punimet me motive popullore. 

 Edhe dajallarët e mi kanë punuar në Pazarin e Krujës, me tezgjahë dhe punime artizanale. Është një traditë familjare. 

Unë realizoj si skulptura me motive të vjetra, ashtu edhe punime në stile moderne, në varësi të kërkesës.

Skulpturat më të shitura varen nga ajo që njerëzit ndiejnë dhe me çfarë identifikohen. Të huajt zakonisht kërkojnë motive të lashta dhe historike, por realizoj edhe punime moderne. 

Unë krijoj kryesisht modele të frymëzuara nga skulptura antike, që nga epoka e gurit e deri te periudhat e mëvonshme historike, duke sjellë vepra me identitet dhe histori të veçantë.

Kjo punë nuk është vetëm art, është një trashëgimi që duhet ruajtur dhe zhvilluar. 

Pos skulpturës, ai paradite punon si infermier, të cilat nuk i ndan si profesione. 

Paradite punoj si infermier, profesion që e ka burimin kryesor të të ardhurave, ndërsa pasdite i përkushtohem pasionit për skulpturën.

Skulptura nuk më sjell shumë fitime, por e bëj me zemër. Është pasioni im që nuk do i ndahem kurrë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy