
Gjatë ditës së sotme priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11/ 17 °C, në vendet e ulëta: 8 / 16 °C dhe në vendet malore: 2 / 9 °C.



