Reshje të dendura bore në Tiranë, në Durrës e Fier njerëzit mbushin rrugët (FOTO)

Reshje të dendura bore në Tiranë, në Durrës e Fier njerëzit mbushin rrugët (FOTO)

Mbrëmjen e sotme dëbora nuk ka kursyer as kryeqytetin. Bora ka zbardhur rrugët e Tiranës duke gëzuar edhe qytetarët të cilët kanë mundur të shohin flokët e parë të borës për vitin 2017. 

Në Tiranë shumë qytetarë kanë dalë nga shtëpia për të shijuar borën dhe shpresojnë që ajo të ngjisë. Nëpër rrugët e Tiranës shumë fëmijë kanë dalë të lozin dhe t’i gezohen borës edhe pse është natë. Ka qenë viti 1986 kur në këtë qytet ka rënë për herë të fundit dëborë.

Por ndryshe nga Tirana, në Durrës e Elbasan qytetarët kanë nisur festën në rrugë. Të shumtë janë ata që kanë dalë të shijojnë reshjet e dyta të borës për këtë vit, e ta regjistrojnë këtë fenomen të pandodhur prej vitesh. Në Durrës e Elbasan qytetarët shpresojnë që kur të zgjohen nesër qytetet të kenë veshur sërish pëlhurën e bardhë. 

Ashtu siç pritej, në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, bora zbriti në nivelin e detit, thotë thotë meteorologjia e Top Channel Rezarta Xhakollari. “Sot në mbrëmje vonë, reshjet e dëborës do të intensifikohen edhe në zonën qendrore, ndërsa pritet të prekin edhe zonën e Lezhës dhe të Shkodrës. Ditën e premte pritet të riaktivizohen masa të paqëndrueshme atlantike, të cilat do sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore.

Ndërsa në ditën e shtunë, reshjet e shiut do të prekin të gjithë vendin, në zonat malore do të rikthehen reshjet e dëborës me intensitet në lartësitë mbi 500 metra mbi nivelin e detit. Të premten, temperaturat do të pësojnë një rritje të ndjeshme, deri në 13 gradë celsius në bregdet”, thotë meteorologjia e Top Channel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy