
Një 40-vjeçar ka rënë në det teksa ka qenë duke peshkuar së bashku me vëllain e tij. Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 në zonën e Porto Romanos, kur 40-vjeçari dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë.
Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s të cilët po kryejnë kërkimet për gjetjen e shetetasit të idenfitikuar me inicialet A.N.
"Rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano, shtetasit A. N., 40 vjeç, E. N., 34 vjeç (vëllai i 40-vjeçarit) dhe M. V., 33 vjeç. Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, shtetasi A. B., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N", njofton policia.



