Këlliçi: Qeverisja nuk merret me problemet që ngre protesta, por me personazhet

Këlliçi: Qeverisja nuk merret me problemet që ngre protesta, por me personazhet

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, vlerësoi protestën qytetare, e cila sot shënoi ditën e saj të 26-të, duke theksuar pjesëmarrjen e lartë të të rinjve dhe energjinë që, sipas tij, po e karakterizon këtë lëvizje.

 

Sipas Këlliçit, kjo protestë dallon nga të gjitha protestat e zhvilluara gjatë 35 viteve të fundit, si për nga organizimi ashtu edhe për mënyrën e përcjelljes së mesazheve.

 

Deputeti demokrat kritikoi edhe mënyrën se si, sipas tij, po reagon qeveria ndaj kërkesave të protestuesve.

 

 

Kjo protestë ndryshon nga çdo protestë tjetër që është zhvilluar më parë. 

Ka risi në mënyrën e komunikimit të mesazheve, në organizim dhe në përfshirjen e qytetarëve. Edhe këndi i fëmijëve është një ide brilante. 

 

Ka një numër të paprecedentë të të rinjve dhe një energji shumë të madhe rinore. Është zgjuar nervi i të rinjve. 

 

Ndryshe nga pretendimet për rënie të pjesëmarrjes, protesta ka ruajtur masivitetin dhe mbështetjen qytetare edhe pas 26 ditësh.

 

Protesta nuk ka ardhur duke u tkurrur. Fakti që në ditën e 26-të ka ende masivitet, shumë të rinj dhe energji, është një sinjal shumë pozitiv për shoqërinë shqiptare. 

 

Në tërësi, fakti që sulmohet në këtë mënyrë çdo person që lexon kërkesat e protestuesve, ndërkohë që nuk ka asnjë përgjigje për vetë kërkesat, tregon problemin e madh të qeverisjes aktuale. 

Ajo nuk merret me problemet që ngre protesta, por me personazhet që i artikulojnë ato. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy