‘Inceneratorët’, Basha: Gjysma e kabinetit e përfshirë, në krye Rama

‘Inceneratorët’, Basha: Gjysma e kabinetit e përfshirë, në krye Rama

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një prononcim për mediat jashtë kuvendit ka folur lidhur me aferën e Inceneratorëve për të cilën është shprehur se Lefter Koka është vetëm bishti i saj, pasi gjysma e kabinetit qeveritar është i përfshirë.

Basha deklaroi më tej se komisioni hetimor ka zbërthyer mekanizmin si janë vjedhur 400 milionë euro për tre inceneratorët, ku sipas tij, përgjegjësi kryesor është Edi Rama.

A mund të ndodhnin edhe 1/10 e këtyre pa u përfshirë edhe vetë Edi Rama? Kush ka ngjyer gishtin pas shpinës së qeverisë. Para fytyrës së qytetarëve janë akoma imazhet e denoncimit në prokurori, Rama mblodhi grupin parlamentar dhe e çoi te Inceneratori. Pse? Mjafton të dëgjoni mesazhet që Edi Rama dha nga Inceneratori i Elbasanit. Ky komision po provon si ka funksionuar ngritja e kësaj skeme. Esenciale janë disa element të padëgjuara më parë. Si fakti i 17 akteve zyrtare brenda disa ditëve. Edi Rama dhe ministrat të shpjegojnë si përgatitën VKM brenda 8 orësh dhe të shpallnin fituesin.

Disa ministra presin se ku do të bjerë gishti i kurbanit të radhës. A mund të ndodhnin këto pa miratimin Edi Ramës. E dyta është një ndarje domethënëse në tre grupe. Grupi i parë është opinioni publik që janë shqiptarët. Sa herë që vijnë dëshmitarët aty dhe mundohen të pengojnë marrjen në pyetje duke sulmuar anëtarët e PD. Duke pamundësuar ardhjen e disa prej dëshmitarëve të thirrur me lloj lloj sebepesh. Opinioni publik është informuar që kjo është një skemë e strukturuar. Këta njerëz që kanë boshatisur llogaritë e tyre nuk janë pronarët e vërtetë. Por politikanët që fshihen pas tyre. Koka është bishti. Është gjysma e kabinetit dhe pa dyshim kreu i qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy