
Ndriçuesit e rrugës kombëtare në Milot, qëndrojnë ndezur përgjatë 24 orëve, duke injoruar kështu thirrjen e qeverisë për kursim të energjisë në kohë krize. Kjo situatë nuk ka rënë në sy të përgjegjësve që menaxhojnë rrjetin në zonë, duke lejuar kështu konsumimin e energjisë edhe gjatë kohës kur nuk është e nevojshme.



