Gjebrea: Korrupsioni nuk luftohet me një mandat (VIDEO)

Gjebrea: Korrupsioni nuk luftohet me një mandat (VIDEO)

Duke marrë shkas nga ratet e fundit të korrupsionit në spitalet Covid, deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea, u pyet lidhur me mënyrën se si po luftohet ky fenomen në vendin tonë.

Në një intervistë gjatë edicionit të lajmeve për MCN Tv, Gjebrea tha se kjo luftë nuk mbaron as me një apo dy vite, por as edhe me një mandat. Siç shprehet deputetja e PS, qeveria ka pasur qasje të reja lidhur me luftën ndaj korrupsionit duke përmendur këtu edhe digjitalizimin, përmes së cilit shmanget kontakti me njerëzit.

Gjebrea theksoni se modernizimi i shërbimeve mbetet prioritet i PS nëse fitojnë zgjedhjet e 25 prillit.

Intervista e plotë:

A është arrestimi i gjyqtares së Krujës një tjetër provë e SPAK?

Gjebrea: Ashtu sikurse kemi thënë, ne besojmë efikasidetin dhe zbatueshmërinë e reformës në drejtësi dhe inkurajojmë dhe besojmë që hetimet do të vazhdojnë dhe institucionet e pavarura të drejtësisë do të kryejnë detyrën ashtu siç duhet. Kjo tregon se reforma në drejtësi po ecën, gjithsesi kur flet drejtësia, ne duhet të heshtim dhe duhet të presim deri në përfundim të hetimeve.

Znj. Gjebrea, prej 8 vjetësh qeverisni vendin, erdhët në pushtet me LSI ndërsa tani edhe publikisht është artikuluar plani i PS për të çuar LSI për skrap. PS e bëri Ilir Metën President dhe më pas tentoi ta shkarkonte. Pse duhet t’u besojnë sërish votën shqiptarët?

Gjebrea: Padyshim, të gjithë e shikojmë se tashmë Shqipëria është një kantier reformash të cilat nuk janë guxuar më parë dhe po ndërtojnë Shqipërinë. Këto janë reforma që po vijojnë prej 7 vitesh me të cilat ne po punojmë për të mbyllur hendekun mes të shkuarës dhe të ardhmes, hendekun e realitetit që ne gjetëm kur morëm mandatin. Padyshim ka pasur shumë nevoja për të mbyllur shumë gropa financiare. Vendosëm një disiplinë fiskale, kemi shlyer borxhet dhe jemi përpjekur të rrisim ekonominë. Kemi bërë reforma radikale për drejtësinë. Në kushte të vështira të pandemisë ne synojmë të rrisim ekonominë pas pandemisë në mandatin e tretë. Besoj që ky mandat i tretë do të jetë jo për PS, por për Shqipërinë.

Ju keni qenë më herët zv. ministre e Brendshme dhe e njihni mirë si funksionon administrata shqiptare. Sipas jush, pse nuk ka sukses lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri?

Gjebrea: Nuk mund të them që nuk ka sukses lufta kundër korrupsionit. Padyshim që korrupsioni nuk luftohet as me një as me dy vite, por as edhe me një mandat, por duke pasur një qasje të re në luftën ndaj korrupsionit siç është digjitalizimi janë mënyra që ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit. Është prioritet i qeverisë lufta kundër korrupsionit. Task Forca ka kryer inspektime në lidhje me të dhe institucionet e reja të drejtësisë po ashtu. Ju keni dëgjuar për rastin e fundit të korrupsionit dhe raste korrupsioni padyshim do të ketë. Ne po përpiqemi ta minimizojmë atë dhe shpresojmë që modernizimi i shërbimeve do të jetë prioritet i qeverisë në luftën kundër korrupsionit.

Prej disa kohësh ju keni nisur platformën për deputetin dixhital. Sa prej tyre që kanë kandiduar mendoni se do jenë deputet realisht?

Gjebrea: Nuk është një pyetje që mund të ma bësh mua. Deputeti që duam është një hap për prurje të reja. Të gjithë kandidatët kanë mundësinë të shprehin veten dhe nëpërmjetë filtrave që kryen PS. Shpresoj shumë që parlamenti i ardhshëm të ketë sa më shumë prurje të reja, por edhe një ndërthurje mes eksperiencës me dinamizmin që vjen nga të rinjtë. Deputetët po vlerësohen nëpërmjetë anëtarësisë së PS dhe shpresoj të kemi një grup paralamentar të të PS të konsoliduar dhe aktiv.

PD prej ditësh ka nisur prezantimin e programit te saj, ndërsa një ditë më parë, kryeministri foli per vizionin e PS për 2030. A nuk duket se jeni pak vonë për prezantimin e programit tuaj?

Gjebrea: Ne pamë një program të PD, plani ekonomik për shembull është diskutuar edhe nga ekspertë të PS dhe ky plan nuk shënon asnjë risi dhe është i parealizuaeshëm dhe falimenton vendin. Është shpjeguar që është dështuese me skemën e pensioneve dhe pa përmendur pandeminë. Po shikojmë ndërkohë edhe planin ë shëndetësisë që po prezantohet dhe sikurse është thënë ne tregojmë vizionin tonë se çfarë do të bëjmë ne deri në 2030-tën. Shqiptarët do të lexojnë në mënyrë të drejtë qoftë programin e PS qoftë atë të PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy