Kaso: Kemi ende kohë për të mundësuar votën e diasporës, maxhoranca duhet ta votojë këtë detyrim ligjor (VIDEO)

Kaso: Kemi ende kohë për të mundësuar votën e diasporës, maxhoranca duhet ta votojë këtë detyrim ligjor (VIDEO)

Sekretari për çështjet zgjedhore ë PD, Ivi Kaso në një lidhje skype me MCN Live ka komentuar për dakordësinë mes maxhorancës dhe opozitës lidhur me votën e diasporës.

Ai tha se kemi ende kohë për të mundësuar votën e diasporës, ndërsa theksoi se 60 milionë euro shkon kosto e votimit dhe numërimit elektronik. Sipas tij maxhoranca tashmë duhet ta votojë këtë detyrim ligjor.

Presim që deklaratat e maxhorancës që e ka dhe në dorë këtë proces të jenë të sinqerta. Patëm dhe një seancë dëgjimore për zbatimin e këtij detyrimi jo vetëm ligjor dhe duke parë pozitivitetin e këtij komisioni faktin që ata tashmë kanë menduar një mënyrë funksionimi që mund të përgatitet shpejt për të bërë realitet votën e emigrantëve mbetet për tu bërë ajo që na mbetet në dorë ne si opozitë dhe të jepet i gjithë suporti i mundur për të bërë të mundur votën e emigrantëve.

Çdo ditë që shkon është ditë e shkuar dëm që kjo dëshirë e madhe e atyre persona  ve që jetojnë jashtë të bëhet realitet në këtë proces zgjedhor por dje u siguruam që vendimmarrjet të jenë të shpejta do konkludohet sikundër është parashikuar nga programi i punës deri në fillim të korrikut bërja realitet. Ndoshta në këtë fazë nuk besoj që projekti të jetë i mundur vota përmes internetit, pasi kujtojmë se ata do zgjedhin të votojnë në distancë.

I pyetur që për të bërë këtë të mundur duhen shumë para, Kaso tha se 60 milionë euro kosto  duhen për votimin dhe numërimit elektronik.

Sa i përket votës së shqiptarëve me banim jashtë është më pak i kushtueshëm. 60 milionë euro kushton procesi i ndërtimit të softuerit dhe garancive për votimin dhe numërimin elektronik. Maxhoranca tashmë duhet ta votojë këtë detyrim ligjor, pasi regjistri i shtetasve shqiptar me banim jashtë është një detyrim ligjor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy