Vetingu “në pushime”/ KPA dhe KPK shtyn seancat për në shtator

Vetingu “në pushime”/ KPA dhe KPK shtyn seancat për në shtator

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka mbyllur seancat dëgjimore që në datën 30 korrik, kjo për shkak se organet e vetingut, tashmë do të jenë pushim.

 Ndërsa për muajin gusht, KPA nuk ka parashikuar asnjë seancë, duke i shtyrë ato për në muajin shtator.

 Kështu që, seancat që kanë ngelur, apo nëse do të ketë ankimime nga Komisioneri Publik, ato pritet që të shqyrtohen nga shtatori e më pas.

Ndërsa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndonëse gjatë kësaj jave ka parashikuar në kalendarin e punimeve dy seanca për shpallje vendimi dhe dy seanca dëgjimore, do të rikthehet në shtator për të hetuar gjyqtarët dhe prokurorët në tre kriteret. Por deri më tani, KPK ka mbyllur procesin për rreth 290 gjyqtarë dhe prokurorë.

Përmes një raporti, KPK bën me dije se nga muaji shkurt 2018 deri në muajin prill 2020 janë marrë 246 vendime, nga të cilat 101 kanë qenë për konfirmim në detyrë, ku 44 kanë qenë gjyqtarë, 48 prokurorë dhe 9 ndihmës ligjorë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe KPK ka marrë edhe 90 vendime për shkarkim nga detyra, ku 56 kanë qenë gjyqtarë, 32 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë. Ndërsa 30 vendime Komisioni i ka marrë për ndërprerje të procesit për 21 gjyqtarë, 7 prokurorë dhe 2 ish-ndihmës ligjorë, ndërsa 8 vendime janë marrë për pushimin e procesit të 3 gjyqtarëve, 1 prokurori dhe 4 ndihmësve ligjorë.

Ndërsa gjatë muajve maj-korrik ka marrë edhe 45 vendime të tjera për njerëzit e drejtësisë, ku përfshihen konfirmimet në detyrë, por edhe shkarkimet, duke i nxjerrë nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy