Balluku: Jemi në krizë! Nga sot nisim importin, ndërprerje energjie në akset kombëtare

Balluku: Jemi në krizë! Nga sot nisim importin, ndërprerje energjie në akset kombëtare

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku në një komunikim për mediat lidhur me menaxhimin e krizës energjetike, tha se qeveria shqiptare ka marrë plan masash për menaxhimin e situatës, i cili parashikon ndërprerje energjie në akset kombëtare.

Ajo tha se kriza energjetike është lidhur drejtpërdrejtë me situatën gjeoploitike në botë.

Shtuar kushtet atmosferike, pasi prej kohësh nuk kemi reshje shiu. Kaskada ndodhet në moment të vështirë. Duke nisur që sot, importi do të jetë më i madh se prodhimi vendas. I kemi kërkuar Autoritetit Rrugor Shqiptarë që të nisë nga puna bashkë me OSHEE që të ndërpresë ndriçimit në akset rrugore kombëtare, Tiranë-Durrës, by-pass i Durrësit, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Qafë Kashar-Rinas, Linë-Pogradec, by-passi Shkodër, Korçë-Ersekë. Do të ketë ndërprerje edhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim by-passi i Fierit, Leshë-Shëngjin me degëzime, Shkodër-Hani i Hotit me degëzime.

Ministrja deklaroi se rrethrrotullimet kryesore nuk do të preken, ndërsa tha se situata do të vijë duke u përkeqësuar.

Balluku shtoi se nuk dëshirohet të kalohet në ndërprerje për qytetarët.

Ministrja kërkoi që të kursehet energji, pasi çmimet e importit janë të larta dhe duke nisur nga ora 00.00 e mesnatës, bashkive do i’u kërkohet që të ndërpresin ndriçimin, për ato që nuk janë të domosdoshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy