BE: HIV është ende një problem serioz për shëndetin publik 

BE: HIV është ende një problem serioz për shëndetin publik 

Sot është dita botërore e HIV/AIDS ku nuk kanë munguar mesazhet dhe thirrjet kundrejt autoriteteve shëndetësore botërore dhe ndërgjegjësimit të njerëzve. Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, nëpërmjet një mesazhi në Twitter ka falenderuar të gjithë punonjësit shëndetësorë që vazhdojnë të luftojnë kundër HIV, pavarësisht pandemisë së Covid-19. 

Sassoli shkruan se pavarësisht përparimit të madh që është bërë për të luftuar këtë sëmundje, HIV vijon të mbetet një rrezik i madh për shëndetin publik, duke nënvizuar se rreth 12 milionë persona të infektuar nuk marrin trajtimin e duhur. 

"Më shumë se 12 milion njerëz që jetojnë me HIV ende nuk kanë qasje në trajtim. Parandalimi, testimi dhe informacioni i saktë për të gjithë janë thelbësore. Në këtë ditë (worldAIDSDay) ne falënderojmë të gjithë ata që luftojnë kundër HIV gjatë pandemisë Covid-19", si punonjësit shëndetësorë", shkruan Sassoli.

"Pavarësisht përparimit të madh, HIV është ende një problem i madh i shëndetit publik në botë," tha ai. "Solidariteti global është çelësi i parandalimit të HIV, testimit, trajtimit dhe shërbimeve të kujdesit", ka vijuar ai.

Modelimi i fundit nga Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë parashikon se mund të ketë një shtesë prej 500 000 vdekjesh të lidhura me AIDS në Afrikën nën-Sahariane në 2020 deri në 2021 për shkak të ndërprerjes së furnizimeve të ilaçeve antiretrovirale, një kaos ky i shkaktuar prej pandemisë së Covid-19. Aktualisht ka rreth 38 milion njerëz që jetojnë me HIV në të gjithë botën. Ka më shumë se 1.7 milion infeksione çdo vit në nivel global. Dhe çdo javë më shumë se 13 000 njerëz vdesin nga sëmundjet e lidhura me AIDS.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy