Mund të duket si iluzion optik apo fotomontazh. Por në fakt janë dy pemë. Njëra duket sikur i jep jetë tjetrës. Fotoja është shkrepur në Piemonte, Itali, ku një qershi është rritur mbi një man.
Raste të tilla janë të rralla, sidomos në dimensione të mëdha. Në Europë njihet vetëm një rast tjetër i ngjashëm, në Kroaci, ku një bredh është rritur mbi një pjeshkë.
Si mund të ndodhë diçka e tillë. Me shumë gjasa, një zog ka lëshuar një farë qershie pikërisht në kryqëzimin e degëve. Filizi i ri merr ushqim nga pema “mikpritëse” (mani) dhe lëshon rrënjë brenda trugut, të cilat arrijnë deri në tokë.
Në këtë mënyrë, të dyja pemët bashkëjetojnë qetësisht. Ato lulëzojnë dhe prodhojnë fruta njësoj si të gjitha pemët e tjera.



