Drejtuesi i Lëvizjes Studentore në Kosovë, Driton Lajçi, në 27-vjetorin e lëvizjes së drejtuar prej tij, të kremtuar në 1 tetor, kujton se si nisi gjithçka pasi jetonin në pushtim dhe bën të ditur se një nga organizatorët e protestave ishte kryeministri aktual Albin Kurti.
Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se jetën në okupim e kuptojnë më së miri ata që e kanë përjetuar dhe se jeta në Kosovë në atë kohë ishte pothuajse e pamundur.
Sheshet tona, dyqanet tona, arsimore, publike, të gjitha ishin të okupuara regjimi i milicisë së Millosheviçit e kishte okupuar çdo cep dhe institucion.
Ndaj ne si gjeneratë e re kemi shtuar çdo pyetje, a jetohet kështu? Përgjigja ka qenë që nuk jetohet kështu dhe duhet ta ndryshojmë situatën ne si studentë dhe gjeneratë e re.
Në 4 shkurt 1997 filluam menaxhimin e lëvizjes studentore, se çfarë është qytetaria aktive, studentaria aktive.
Kur bindëm organizatat ndërkombëtare, shoqatat, ka qenë disa javë përgatitje dhe shtatë muaj demonstrim.
Edhe pse është e njohur demonstrata e 1 tetorit kur u përballëm me milicinë serbe, janë shtatë muaj aktivitete studentore të cilat kanë qenë të guximshme, por secila prej tyre ka përfunduar me keqtrajtime dhe rrahje.
Organizatorët kryesorë të lëvizjes kanë qenë Bujar Bugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti etj.
Kurti ka qenë organizator i protestave studentore shtatë muaj rresht.
Ne vazhdimisht jemi konsultuar me Presidentin Ibrahim Rugova, i cili asokohe drejtonte edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë më të madhe në vend. 1 tetori 1997 ishte fillimi i fundit të shthurjes së ish-Jugosllavisë.



