Eksperti i ekonomisë Pano Soko në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me skemën e mashtrimit për mikrokreditë për të cilin u shpreh se këto kredi të këqija erdhën si pasojë e korrupsionit.
Ai tha se drejtuesit e bankave e dinin që ata nuk do i shlyenin këto kreditë, ndërsa theksoi se kreditë e këqija deri para pak kohësh kalonin me humbje. Sipas tij e gjithë kjo nuk është aspak fatkeqësi sepse skemat nuk lindin nga hiqi por ndërtohen dhe kështu ka ndodhur dhe në këtë rast.

Është një skemë e cila nisi pas krizës së madhe të 2008, dhe në 2013 Shqipëria pas shumë vitesh po përjetonte krizën e kredive të këqija. Kishte kaluar nivelin e 25% dhe dhe ky ishte një problem i madh lidhur me këtë fenomen.
Kreditë e këqija në vetvete kanë qenë me hile se si u trajtuan, nuk u bë asnjëherë një analizë se si u mblodhën këto kredi të këqija sepse më përpara kanë qenë mjet korrupsioni. Kreditë e këqija që u mblodhën në atë nivel erdhën për shkak të korrupsionit, u dhanë me dashje, pra vetë drejtuesit e bankave jepnin kredi duke e ditur që nuk do i merrnin paratë mbrapsht dhe këtë e bënin vetëm për shkak të korrupsionit.
Kjo ndodhi dhe me kreditë e vogla, por si mund të marrë kredi një person pa atë ardhura. Kjo krijoi këtë skemë. Deri atë vit kreditë e këqija i rezervohej bankës, kreditë e këqija deri para disa vitesh kalonin në humbje.
Tani çfarë ndodh, kjo gjëja në planin e masave për shpëtimin nga kriza e kredive të këqija, do ja shesim këtyre kompanive që mbledhin kreditë e vjetra, si puna e MCA, blenë portofolat e bankave me çmime qesharake, kjo me bekimin e bankës së Shqipërisë.
Më tej ai shtoi se fakti që kjo çështje kaloi në SPAK do të thotë se njëri nga të dyshuarit është subjekt i SPAK sepse nëse nuk do ishte subjekt i SPAK do ngelej te prokuroria e Tiranës.
Kjo ishte një skemë, të cilat zakonisht ndërtohet, nuk lind dhe këta se panë. Skemat ndërtohen, pra në 2015 BSH ndërmori një iniciativë me qëllim kurimin e plagës së kredive të këqija, u blenë portofolat e kredive nga bankat dhe ju dha të drejtën kompanive të gërmonin në jetën e fukarenjve që kishin marrë kredi.
Licencimi ka ndodhur i lehtësuar, që unë do mbyll ca sy kur të kontrolloj dokumentet. Baza ligjore ku mbështetej puna e këtyre kompanive ishte kaq jo rregullatore, kaq e cekët sa këto kompani është lëshuan si dhelpra në kotec. Morën të gjithë pjesën e stokut të kredive dhe i vajtën njerëzve nga ishin e nga nuk ishin dhe jo vetëm që bënin përllogaritje të njëanshme, abuzonin me qytetarët, por ka pasur dhe raste që për 100 mijë lekë të reja janë paguar 10-fish më shumë. Madje shkonin deri te prona e qytetarit.
Soko u shpreh se maskarada e gjithë kësaj skeme ishte që të goditej shtresa më vulnerabël, pasi kultura administrative e tyre është e ulët, ndërsa theksoi se të përfshirë në këtë skemë janë gjykatës, noterë dhe përmbarues.
Këta gjetën fushë me lule tek kjo shtresë. 500 mijë lekë kush nuk i ka shtresa më e ulët e zinxhirit të shoqërisë. Skemë e krijuar posaçërisht për shtresën vulnerabël, prandaj duhet gjetur autori i kësaj skeme sepse është skema e tretë më e madhe e humbjes së lekëve të shqiptarëve.
Këtu nuk është përfshirë vetëm pjesa e mikrokredive, këtu janë përfshirë gjyqtarë që kanë miratuar këto kërkesa, sepse dhe ata nuk kanë denjuar të pyesin palët, gjyqet janë bërë në fshehtësi, janë të përfshirë përmbarues dhe noterë. Besoj se kjo do mbyllet kur të gjithë përgjegjësit e kësaj maskarade të vihen para drejtësisë. Guvernatori në çdo rast heq një drejtor, një punonjës dhe fakti që ska lëvizur deri tani mua më ngre shumë flamuj të kuq. Në momentin që shoh që ti nuk reagon kuptoj që je një grup që janë mbledhur bashkë dhe ruhemi se po na vjen SPAK.
Unë di që këtu ka ndodhur fakti, është lejuar të operojnë kompani të tilla, fakti që është lejuar ose se njerëzit se kanë parë, ose se drejtorët e bankave kanë marrë lekë. Bordi, pra të gjithë këta e kanë lejuar, por tani e kanë lejuar ose se është i paaftë ose se ka marrë para dhe për këtë arsye unë dyshoj se janë të paaftë por dyshoj se janë luajtur para të mëdha dhe SPAK këtë do duhet të çojë deri në fund, si ka funksionuar. Ky është vetëm fillimi se duhet parë kush e ka nxitur e lënë të funksionojë skemën.



