Inteligjenca ukrainase: FSB ruse është udhëzuar të vrasë Prigozhin

Inteligjenca ukrainase: FSB ruse është udhëzuar të vrasë Prigozhin

Shërbimi Federal i Sigurisë së Federatës Ruse, FSB, thuhet se është ngarkuar për vrasjen e liderit të milicisë Wagner, Yevgeny Prigozhin, pas rebelimit të dështuar të udhëhequr nga trupat e tij gjatë fundjavës. Një deklaratë e tillë është bërë e ditur nga kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kyrylo Budanov, gjatë një interviste për “The War Zone”, cituar nga agjencia Ukrinform. “Ne e dimë se FSB-ja është ngarkuar të vrasë Prigozhin. A do të mund ta bëjnë këtë? Do të shohim me kalimin e kohës. Të gjitha tentativat e mundshme për vrasje nuk do të jenë të shpejta. Do të duhet kohë për të pasur qasjen e duhur dhe për të arritur në fazën ku të jemi gati për një operacion të madh”, nënvizoi përsëri kreu i 007 nga Kievi. “Sërish dua të theksoj se është një pyetje e madhe e hapur, a do të mund ta zbatojnë urdhrin, a do të kenë guximin ta zbatojnë atë urdhër?”, pyeti në mbyllje Budanov.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy