Beqaj: Mjekët e rojës do të paguhen dyfish

Beqaj: Mjekët e rojës do të paguhen dyfish

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, paralajmëron rritjen dyfish të pagesës për shërbimin e mjekut të rojës. Kjo rritje do të reflektohet si një rritje 30 % në pagën mujore të mjekëve që kryejnë këtë shërbim.

“DYFISHOJMË pagesën për shërbimin e mjekut të rojes & RRISIM mesatarisht 30% pagën nominale mujore për mjekët që bëjnë shërbimin e rojes!”, shkroi Beqaj në “Tuiter”.

Sipas Beqajt, 1.25 miliardë lekë do të investohen në 2017 për rritjen e pagave të rreth 17 500 punonjësve të shëndetit.

Rritja e pagave të të gjithë mjekëve dhe infermierëve të sistemit të kujdesit shëndetësor do të reflektohet në masën 10 %.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy