
Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika, për samitin BE-Ballkani Perëndimor, thotë se për herë të parë jepet besim nga Bashkimi Europian për rajonin dhe specifikisht ndaj Shqipërisë, e cila ishte organizatore e këtij samiti dhe në sytë e Europës ishte një shtet që iu besua për të bërë një takim të tillë, jo vetëm në aspektin simbolik por rëndësisë që i jep BE, Shqipërisë.
Nga studio e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se Shqipëria shihet nga BE, si shtet me stabilitet të shtuar dhe se politika e jashtme e Shqipërisë me këtë samit, mori vlerësim të rëndësishëm nga BE.
Lidhur me përfitimet që lindin për Tiranën apo rajonin, ishin pika gjithmonë me një do të... nuk ishin domosdoshmërisht të gjitha pikat konkrete, por të shtrira në strategji dhe plane veprimi për të ardhmen.
Marrëveshja për roaming prek të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, për rëndësinë qoftë ekonomike dhe praktike.
Edhe Shqipëria ka pasur përfitime konkrete nga samiti, që lidhen me planet e BE në fushat e arsimit, por dhe të korridoreve të gjelbra.
Besoj se po, ishte mbështetje kundrejt qeverisë së Kryeministrit Rama dhe besim ndaj qeverisë së zotit Rama.
Ky besim duhet të shpaguhet në një farë mënyre, me veprimet konkrete që qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë për fatin e Shqipërisë në radhë të parë dhe më tej për rajonin, si një shtet që është mbështetës edhe për Kosovën, në një farë mënyre vëllai i madh për Kosovën.
Shqipëria del e fituar nga ky samit, edhe ikona e saj ndërkombëtare, edhe me përfitime konkrete të samitit të djeshëm.
Sa i takon vizitës së Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis dhe problemin e pazgjidhur për kufijtë detar mes dy vendeve, Çika tha se ka patur një mori diskutimesh në shtypin grek dhe mediat greke, lidhur me vizitën e tij në Shqipëri, që erdhi në sajë të samitit të djeshëm, jo si vizitë zyrtare apo shkëmbim mes dy kryeministrave.
Ishte një takim që Kryeministri grek e kreu si spunto prej samitit dhe takimet me Kryeministrin dhe Presidentin dhe faktorë të tjerë politikë dhe jo vetëm, të cilët janë në fushën e interesit të Greqisë.
Në qëndrimet e politikës greke ka patur dualitet ndaj kësaj vizite. Kreu i opozitës Tsipras e ka cilësuar dështim të politikës së jashtme greke, duke pasur mbizotërim të Kryeministrit Rama, ndaj Mitsotakis.
Paçka gjithë diskutimeve, kjo vizitë thyen akullin e vizitave që kanë kohë që nuk ndodhin në dy kryeqendrat e shteteve.
Do e vlerësoja si vizitë pozitive dhe në fund kemi hapat e para për zhbllokimin e diskutimeve dhe për të vendosur në shinë diskutimet e mëtejshme, për një mori çështjesh që lindin që nga paketa e vitit 2018 dhe problemet që janë edhe në përditshmërinë politike mes dy vendeve.
Axhenda e Kryeministrit grek ishte e shpallur, vizitë në zonat e minoritetit grek, e cila u anulua duke pasur një shpjegim nga Kryeministria e Greqisë, për arsye moti.
Besoj se një vizitë e tillë është shmangur nga Kryeministri grek, për momentin, për t'i dhënë prioritet diskutimeve më prioritare mes dy shteteve.
Më prioritare është vendosja e zonave detare mes dy vendeve. Greqia është më e interesuar në këtë moment të zgjidhur këtë çështje me Shqipërinë.
Shqipëria është i vetmi vend që këtë çështje me kufijtë, Greqia e ka të pazgjidhur.
Greqia duhet të zgjidhë problemet përfundimisht me Shqipërinë, që të fokusohet tek çështja e detit dhe politikave detare me Turqinë.
Çështja kryesore është vendosja në një shinë, për të çuar diskutimet mes dy vendeve qoftë dhe në Hagë.
Për qëndrimin e Presidentit Bajram Begaj për reciprocitet në trajtimin e çështjeve me Greqinë, Çika tha se në marrëdhëniet ndërkombëtare shteti më i fuqishëm, mbase është dhe ai që imponohet deri diku, ndaj dhe tha se Presidenti vendosi barazinë mes dy vendeve.
Qoftë Greqia dhe Shqipëria janë në një fazë vendimtare për të arritur zgjidhjen e gjithë problematikave.
Ka ardhur ora që të gjitha vendet të përparojnë dhe ti rikthehen në mos atij drafti, një tjetri dhe t'i kthehen atyre pikave që dy vendet nuk kanë dakordësi.
Lidhur me shkrimin e gazetës greke “Kathimerini” se Athina ka kërkuar ndërmjetësimin e Francës dhe SHBA-së për çështjen e detit, Çika tha se nuk beson se ekziston ndonjë hile, por se është rëndësia që i jep Greqia përfundimit të çështjes me Shqipërinë lidhur me vendosjen e kufijve detarë.
Greqia kërkon ta mbyllë njëherë e mirë këtë çështje me Shqipërinë dhe të fokusohet te mosmarrëveshjet e vazhdueshme me Turqinë.
Nuk është hile, por prioriteti që Greqia i jep zgjidhjes së kësaj çështje dhe si garantor për Shqipërinë, vendos shtete të tjera garantore për të çuar këtë marrëveshje më tej dhe gjykimit sipas të drejtës ndërkombëtare.
Në gjykatë ndërkombëtare duhet të pranojnë të dyja palët që të shkojnë, duhet të jetë dakordësia e të dy vendeve që të shkohet në gjykatë ndërkombëtare.



