
Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi mbrëmjen e së premtes statutin e ri. Por kjo nuk solli afrimin e kritikëve të Bashës në PD. Në përfundim të mbledhjes Imami dhe Kulluri u shprehën të pakënaqur dhe thanë se mbledhja ishte fiktive. Sipas tyre në mbledhje nuk u lejuar debati ndërsa propozimet e tyre nuk u morën parasysh. Ndërkohë nga ana tjetër nënkryetari Paloka shpjegoi se përse nuk u morën parasysh disa nga propozimet e kritikëve.



