KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Lezhës, Ylli Pjetërnikaj

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Lezhës, Ylli Pjetërnikaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 27 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Lezhës, Ylli Pjetërnikaj. Po ashtu u vendos të transferohen për verifikim të mëtejshëm pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë katër çështje penale të hetuara nga subjekti, për të cilat u evidentua se ishte konstatuar e njëjta gjetje. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Suela Zhegun.

Gjatë seancës dëgjimore më 24 prill, Pjetërnikaj dha shpjegime mbi të ardhurat e familjes që kishin shërbyer në ndërtimin e një shtëpie në Tropojë, si dhe iu kërkuan sqarime për disa denoncime në kriterin e aftësive profesionale. Pjetërnikaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ka punuar si prokuror në Kukës, Shkodër Lezhë dhe në Tiranë. Ai është angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore private.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy