Rikthehet bora/ Bllokohet sërish Rruga e Arbrit (VIDEO)

Rikthehet bora/ Bllokohet sërish Rruga e Arbrit (VIDEO)

Qarkullimi në rrugën e Arbrit është bllokuar sërish, pas përkeqësimit të kushteve atmosferike në veri të vendit, ku përgjatë gjithë natës ka pasur reshje të dendura bore dhe shiu në pjesë të caktuara të Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia Rugore, segmenti më problematik është ai që lidh bypass-in me qafë Murrizin. Kontraktorët në këtë zonë po punojnë për hapjen sa më të shpejtë të rrugës dhe lejimin e qarkullimit.

I rekomanduar nga strukturat për kryerjen e lëvizjes nga Tirana në Dibër ose anasjelltas, është aksi Klos-Burrel-Ulëz. Qarkullimi në këtë segment është i rekomandueshëm me zinxhirë ose goma dimri.

E njëjta gjë ndodh edhe për rrugët Bulqizë-Peshkopi apo Bulqizë-Klos. Qarkullimi pa mjetet për rrugë dimërore është i palejuar.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Sa i përket akseve të tjera rrugore në vend, ato mbeten të kalueshëm, ku në disa zona kërkohet përdorimi i gomave dimërore apo zinxhirëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy