Takat e larta, disa metoda si ti vishni pa vuajtur

Takat e larta, disa metoda si ti vishni pa vuajtur

Këpucët me takë sigurisht që na bëjnë të ndihemi më të bukura dhe më joshëse, por për fat të keq kanë një çmim për të paguar: dhimbjen dhe fryrjen e këmbëve.

Por ja se si të kufizoni këto dëme dhe të mbani takat e larta.
Kurrë të reja- Nëse kemi blerë një palë këpucë të larta në vitrinë, është gjithmonë e nevojshme për të kompletuar veshjen tonë. Por duhet t’i vishni në shtëpi të paktën një javë para se të shkoni në një festë apo event ku jeni të ftuar. Këmba do të mësohet me mënyrën e re të të eçurit ndryshe nga e zakonshmja. Stërvitja dhe në këtë rast është një aleat i mirë.

Ato të duhurat- Pak më të mëdha do të jenë më komode? E gabuar! Është gabim i madh të blini këpucë pak më të mëdha, sepse në realitet duhet të përshtaten në mënyrë perfekte me këmbën, e sidomos me takë të larta.Kur këpuca është e bollshme, këmba do të rrëshqasë para, duke ushtruar presion tek gishtat dhe duke krijuar fryrje dhe dëmtime: e sigurtë që do të keni dhimbje në këtë rast. 

Një fillim i mirë- Taka 12-tshe? Nuk duhet të kaloni direkt në ekstrem, por niseni gradualisht. Fillimisht me takë 5 apo 6 për të mos patur një ecje si ‘mbi vezë’. Rekomandohet të nisni me taka ortopedike apo me takë të trashë, do ju japin disa centimetra më shumë dhe do rezistoni më gjatë pa përfunduar sërish tek pantoflat.

Ndihmë- Në treg tashmë ka mjaft ndihmësa të vlefshëm, si jastëkët e vegjël të xhelit transparent, të krijuara për të lehtësuar tensionin e peshës së trupit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy