
Një gazetar dhe analisti politik rus është gjetur i vdekur në Spanjë më 25 shkurt.
Igor Malashenko ka qenë bashkëpronar i kompanisë televizive NTV në vitet 1990. Ai ka qenë edhe ish-shef i Radio Televizionit shtetëror rus "Ostankino".
Më 1996, Malashenko ka qenë këshilltar kryesor i fushatës presidenciale për rizgjedhje të presidentit, Boris Jelcin si dhe ka themeluar edhe rrjetin Media-Most më 1997.
Ai gjithashtu ka udhëhequr televizionin RTVI si dhe ka kryesuar fushatën zgjedhore të gazetares dhe prezentueses televizive, Ksenia Sobchak, për zgjedhjet e presidenciale ruse, në mars të vitit 2018.
Ajo fitoi rreth 1.7 për qind të votave krahas presidentit, Vladimir Putin, i cili u rizgjodh.



