Ndahet nga jeta senatori republikan, Bob Dole

Ndahet nga jeta senatori republikan, Bob Dole

Ish-senatori amerikan dhe kandidati republikan për president, Bob Dole, ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur fondacioni i gruas së tij, The Elizabeth Dole Foundation.

“Me zemër të thyer njoftojmë se senatori Robert Joseph Dole vdiq këtë mëngjes herët në gjumë”, tha fondacioni në rrjetet sociale. "Deri në vdekjen e tij, në moshën 98-vjeçare, ai i kishte shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 79 vjet."

Në shkurt, Dole njoftoi se ai ishte diagnostikuar me kancer të mushkërive në fazën e katërt.

Dole shërbeu në ushtrinë amerikane nga viti 1942 deri në 1948. Ai u nderua me medalje për shërbimin e tij në Luftën e Dytë Botërore.

Dole u zgjodh për herë të parë në Kongres në vitin 1961 dhe kandidoi për president disa herë përpara se të bëhej kandidati republikan në 1996, kur humbi përballë Bill Clinton.

Robert Dole është një nga senatorët e parë amerikanë që u mbështeti protestat e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1980, kur ata shtypeshin e diskriminoheshin hapur nga regjimi i Millosheviçit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy