Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, duke folur në një lidhje live për edicionin e lajmeve në MCN Tv tha që deri më tani janë evakuuar dhjetëra banorë si pasojë e zjarreve, ndërkohë që vijon operacioni në malin e Shpiragut. Çako bën me dije fatmirësisht deri më tani s’kemi pasoja në banesa e qytetarë në gjithë këtë zonën.
“Në malin e Shpiragun vazhdon zjarri prej dy ditësh zjarri masiv që ka përshkuar gjithë masivin e malit të Shpiragut mbi fshatrat që janë të vendosur këtu. Është punuar gjatë ditës së djeshme, gjatë natës dhe sot për shmangien e pasojave ndaj banesave, qendrave të banuara dhe të qytetarëve. Fatmirësisht s’kemi pasoja në banesa e qytetarë në gjithë këtë zonën. Po vazhdon operacioni edhe nga ajri, me dy helikopterë që i janë bashkuar flotës sonë. Temperatura e lartë dhe prezenca e shtruar tymit, janë në disfavor me Forcat Operacionale, por edhe falë bashkëpunimit me qytetarët ia kemi dalë. Ka pasur dhjetëra banorë të evakuuar. Është bërë komunikimi dhe zhvendosja e qytetarëve”.



