
Një grup kufomash janë hedhur në një varr masiv në periferi të qytetit të Mariupolit, me Ukrainë. Për shkak të bombardimeve intensive në qytet, është bërë e pamundur varrosja normale e të vrarëve.
Pamjet e rënda, tregojnë se si të vrarët hidhen të mbështjellë me plastmas apo me rroba në varrin masiv.
Lufta në Ukrainë, ka hyrë në ditën e pesëmbëdhjetë të saj, duke shkaktuar qindra të vrarë mes popullsisë civile dhe mijëra, në radhët e ushtrisë të të dyja kampeve.
Qytetet e Kharkiv, Sumy, Mariupol dhe Moska, janë më të goditurit nga agresioni rus.



