Muçi: Masiviteti është arma më e fortë legjitime e protestës, armiqtë imagjinarë të Ramës kanë afruar më shumë qytetarë (VIDEO)

Muçi: Masiviteti është arma më e fortë legjitime e protestës, armiqtë imagjinarë të Ramës kanë afruar më shumë qytetarë (VIDEO)

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, në një intervistë për MCN TV flet për protestën 29-ditore, dimensionin ndërkombëtar të saj, simbolikën e datës 4 korrik dhe përplasjen me narrativën e qeverisë.

 

Muçi thotë se dimensioni përtej kufijve të Shqipërisë i protestës është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi sipas tij i jep legjitimitet kërkesave të protestuesve.

 

I pyetur pse protesta është fokusuar pikërisht në datën 4 korrik dhe cili është mesazhi i kësaj zgjedhjeje, Muçi tha se synohet të bëhet një dallim i qartë mes marrëdhënieve pozitive me Shtetet e Bashkuara dhe kundërshtimit të një projekti që, sipas tij, po hetohet nga SPAK.

 

Duke qenë se 4 korriku është dita e pavarësisë së SHBA, protestuesit duan të bëjnë dallimin qartaz kundër një projekti të dyshimtë që po hetohet nga SPAK dhe që pronarët e vërtetë të tokës nuk dihet se kush janë. 

 

Ta dallojnë këtë dyshim që lidh projektin, nga ndjenjat e njohura pozitive ndaj rolit që SHBA kanë luajtur në historinë tonë, qoftë për ndërhyrjen në Kosovë dhe për rolin në reformën në drejtësi. Protesta i drejtohet një kaste politike tejet të korruptuar dhe jo investimeve nga SHBA apo kushdo tjetër.

 

Sa i takon ardhjes së eurodeputetëve në Tiranë dhe nëse pritet një reagim nga ndërkombëtarët, Muçi e cilësoi këtë një zhvillim domethënës dhe tha se do të priste edhe një reagim nga ambasada e SHBA.

 

Fakti që eurodeputetët po vijnë dhe fizikisht në Tiranë me protestuesit, është një fakt shumë domethënës dhe do prisja dhe një reagim nga ambasada e SHBA, sa i përket protestës.

 

Masiviteti dhe qëndrueshmëria e protestës, është arma më e fortë legjitime që e ka vendosur në pozitën më të vështirë të mundshme, Kryeministrin Edi Rama.

 

I pyetur nëse përshkallëzimi i protestës do të ishte një mundësi për të rritur presionin ndaj qeverisë, deputeti i Lëvizjes Bashkë tha se kjo mund të kishte efekt të kundërt.

 

Nëse do kishte përshkallëzim, kjo do të sillte ulje të numrit të protestuesve, duke qenë se një pjesë e mirë janë familjarë që vijnë me fëmijët, me prindërit, gjyshërit. Larmishmëria, masiviteti është arma më e fortë e protestës dhe përshkallëzimi nuk do të sillte ndonjë fitim.

 

Nëse protesta është kundër qeverisë dhe sistemit të politikës së vjetër apo nëse ka lidhje me zhvillimet globale dhe “armiqtë e Trump”, siç ka deklaruar kryeministri Rama, Muçi tha se kjo retorikë nuk ka sjellë një përgjigje konkrete.

 

Fakti që për 29 ditë protestë, e vetmja përgjigje e Kryeministrit Rama kanë qenë armiqtë imagjinarë që i duan të keqen Shqipërisë, tregon se nuk ka pasur një përgjigje. 

 

Çdo skenar me luftë hibride, iraniane, serbe, greke, është thjesht një moment deligjitimimi i vazhdueshëm i retorikës së Kryeministrit dhe ka ndikuar pozitivisht në frymën e protestës, për të afruar më shumë profesionistë dhe shtresë të mesme në protestë. 

 

Deklaratat e Kryeministrit janë fyerje të inteligjencës të atyre që mbarojnë punën paradite dhe i bashkohen protestës pasdite. Nuk shoh reflektim të Kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy