Gazetari Erjon Skëndaj foli në MCN Live lidhur me situatën kaotike të krijuar në kryeqytet si pasojë e korsive të biçikletave, që kanë ngushtuar rrugët dhe trotuaret. Skëndaj tha se jeta e drejtuesve të biçikletave është e rrezikuar, duke shtuar se Tiranës i janë hequr afro 11 mijë vende parkimi.
Në 2017 janë aplikuar për herë të parë korsitë e biçikletave. Këto korsi nuk u ndërtuan si vlerë e shtuar. Në gjithë botën, nuk cenohet rruga, trotuari, por gjenden hapësira aty ku është mundësia, pa cenuar standardin e rrugës. Rruga është ngushtuar me dy metra. Nuk mundesh dot në botë që të hapësh derën dhe t’i zësh rrugën biçiklistit. Ke bërë 44 km rrugë biçikletash në dëm të parkingjeve.
Nuk ka të dytë në botë si këto rrugë. Në Tiranë kemi 5 mijë biçikleta, 200 mijë makina. Kemi 1 milionë qytetarë në trotuare. Ti ndërton korsi biçikletash në emër të pastrimit të Tiranës! Janë ngushtuar rrugët, trotuaret, duke krijuar kaos në trafik. Primarja për një kryebashkiak është të zgjidhë problemet e trafikut. Problemi kryesor është siguria e jetës së përdoruesit të biçikletës. Ka zero siguri jete. Duke qenë se rrugët ngushtohen. Automjeti bën manovra dhe hyjnë në korsitë e biçikletave.
Në botë nuk ndodh të ngushtosh rrugët ekzistuese në emër të korsisë së biçikletave. Ky nuk është standard jetese. Prandaj e kam etiketuar kryetarin e bashkisë arkitektin e kaosit urban. 98 për qind përdorin trotuarin dhe rrugën, për 2 për qind i heq. Është kriter universal, unë si drejtues automjeti kam të drejtë të ndalojë në buzë të rrugës dhe të kem 20 sekonda kohë. Nuk mund të ndërtosh korsi biçikletash duke vënë drejtuesit e biçikletave në rrezikun e rrotave të automjeteve”.



