Inaugurimi i Trump, Netanyahu: Ditë më të mira të aleancës tonë do vijnë. Zelensky: Të arrijmë një paqe të drejtë

Inaugurimi i Trump, Netanyahu: Ditë më të mira të aleancës tonë do vijnë. Zelensky: Të arrijmë një paqe të drejtë

Nga sot Donald Trump është presidenti i 47- të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar sot Trump, duke parashikuar se “ditët më të mira” në marrëdhëniet mes dy vendeve do të vijnë në vitet e ardhshme.

Ditët më të mira të aleancës sonë nuk kanë ardhur ende. Besoj se bashkëpunimi ynë do ta çojë aleancën SHBA- Izrael në lartësi edhe më të mëdha.

 

Po ashtu dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy uroi Donald Trump për inaugurimin e tij si president i SHBA duke thënë se ai po pret me padurim një “bashkëpunim aktiv dhe reciprokisht të dobishëm”.

Zelenskiy shprehet se Trump do të ofrojë një mundësi për paqe afatgjatë e të drejtë në luftën e Ukrainës.

Presidenti Trump është gjithmonë vendimtar dhe paqja përmes politikës së forcës që ai njoftoi ofron një mundësi për të forcuar udhëheqjen amerikane dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë, e cila është prioriteti kryesor.

Zelensky1

Disa orë para inaugurimit të tij edhe presidenti rus Vladimir Putin nxitoi të urojë Donald Trump për marrjen e detyrës.

Ai tha gjithashtu se është i hapur për dialog me administratën e re amerikane për Ukrainën dhe armët bërthamore. Putin i bëri këto komente gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy