I dënuar me 20 vjet burg në Shqipëri, i arratisuri fiton mijëra paund në Britani (FOTO)

I dënuar me 20 vjet burg në Shqipëri, i arratisuri fiton mijëra paund në Britani (FOTO)

I dënuar për vrasje në Shqipëri, por jeton në Britani pa pasur nevojë të fshehë identitetin. Selami Çokaj, i cili u arratis nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe,  jeton në Leicester, ku ka në pronësi lavazhe makinash.

Çokaj, 43 vjeç, është dënuar për vrasje në vitin 1994, por u arratis dhe ia arriti të mbërrinte në në Britani. Tashmë ai jeton me familjen e tij në një shtëpi në Oadby, Leicestershire.

“The Sun” e publikoi këtë fakt nëntë muaj më parë, ndërsa shkruan sërish sot se Çokaj vijon të jetë i lirë.

Në shkrim thuhet se Çokaj 43-vjeçari fiton 40 mijë paund në vit, ka një shtëpi për të cilën paguan 1500 paund në muaj dhe dy makina. Në shkrim citohet Philip Davies, deputet i Tory, i cili thotë se Çokaj duhet dëbuar. “Është e papranueshme që ai të qëndrojë këtu, duhet dëbuar menjëherë”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy