Xhadat/ OSHEE shkel ligjin për faturimin e biznesit/ Mulliri paguan 22 fish më shtrenjtë

Xhadat/ OSHEE shkel ligjin për faturimin e biznesit/ Mulliri paguan 22 fish më shtrenjtë

Ledi Rushitaj është një qytetar nga Bilishti i cili pasi hapi me kursimet e tij një aktivitet privat si mulli bluarje gruri në janar të vitit 2021, duke u këshilluar me specialistët e OSHEE në Bilisht, ata i rekomanduan që duke u bazuar në ligjin e daljes në treg të lirë të blerjes së energjisë elektrike mund të përfitonte edhe më shumë duke e siguruar energjinë më lirë në bursë ndërkombëtare. Pas një viti, pra në janar të vitit 2022 pasi doli në treg të lirë dhe në sistemin e tarifimit të pambrojtur me ligj, rezultoi që nga 8.74 lekë për kW që është e përcaktuar nga ERE çmimi tavan në orar piku, ai e paguan me 207 lekë kW. Kjo e ka çuar këtë qytetar në humbje të vlerave të konsiderueshme që ka bërë këto 4 vjet.

 

Bledi Rushitaj ankohet para kamerës së emisionit Xhadat për pasojat që ka pasur keqkëshillimi me specialistët e OSHE dhe si pasojë u bënë shumë vite që ai paguan shumë shtrenjtë çmimin e kW që ai konsumon në aktivitetin e tij si mulli bluarje gruri. Tregon faturat e fryra në çmim dhe se për këtë arsye ai është drejtuar disa herë për të kërkuar ndihmë apo zgjidhje të problemit tek drejtoria e OSHE në Bilisht por asnjëherë nuk ka gjetur zgjidhje. Ai pretendon se nuk i kanë kthyer asnjëherë qoftë edhe një përgjigje të vetme dhe jo më t’i zgjidhin problemin.

 

Në aktivitetin e tij ai tregon edhe për vështirësitë që po përballet vetëm si pasojë e kostos së lartë të çmimit të energjisë elektrike.

 

Për të kërkuar një sqarim apo një shpjegim në lidhje me problemin e Bledit Xhadat shkojnë pranë drejtorisë së OSHEE-së në qytetin e Bilishtit dhe kërkojnë një takim me drejtorin zotin Gëzim Jarani por pasi presin për kohë të gjatë drejtori iu thotë në telefon se nuk mundet të paraqitet në zyrë pasi është me leje dhe si pasojë është jashtë qytetit. Megjithatë ai iu rekomandon që në drejtorinë qendrore të qytetit të Korçës do ti presin në takim dhe do tiu japin një sqarim.

 

Pasi shkuan në drejtorinë qendrore të qytetit të Korçës dhe kërkuan takim me drejtorin Artur Qeramixhi, ai nuk i priti për intervistë por në bisedë private ku në fakt nuk është se iu dha zgjidhje për problemin e Bledit.

 

Meqenëse nuk arritën në një zgjidhje të problemit në Bilisht apo në Korçë, Xhadat iu drejtuan institucionit qendror të OSHEE-së në Tiranë dhe i drejtuan pyetjen, nëse është e mundur që Bledi Rushitaj të rikthehet edhe njëherë në sistemin e tarifave të mbrojtura nga shteti dhe ku si pasojë zbatohet edhe vlera tavan në orarin e pikut që çmimi maksimal është i përcaktuar nga ERE me vlerën 8.74.

 

Zëdhënësi për mediat në drejtorinë e OSHEE, z. Ardi Kola, premtoi se nëse Bledi ka dëshirë të kthehet në tarifat e mëparshme, do t’ia mundësojmë me patjetër. Do të komunikojmë me drejtorinë e Bilishtit ku Bledi të shkojë dhe të bëjë një kërkesë për t’u rikthyer në rrjet. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy