
Politologu Nexhmedin Spahiu, braktisjen e institucioneve në Kosovë nga serbët dhe tensionimin e situatës në veri, e sheh si rrezik lufte si kurrë më parë.
Përshkallëzimi dhe rreziku i luftës nuk ka qenë asnjëherë më pranë luftës se kaq 23 vitet e fundit.
Tërheqja e ministrit serb dhe kryetarët e komunave, nuk është aq problematike sa tërheqja e prokurorëve, gjyqtarëve dhe policisë, është më potencial për konflikt të armatosur.
Nëse policët heqin dorë nga rrogat e tyre kanë marrë një ofertë shumë më të madhe, për të bërë diçka në të kundërtën e saj që kanë shërbyer deri tani.
Vuçiç ka vendosur të mos i nënshtrohet perëndimit, jo pa luftë. Jemi në një situatë ku rrezikon të ketë trazira në Kosovë, ndërhyrje të Serbisë në Kosovë dhe të NATO-s mbi Serbinë.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN Tv, lidhur me një deklaratë të NATO-s që ka shprehur gatishëmrinë të ndërhyjë në rast se situate e kërkon, Spahiu deklaroi se ky është një paralajmërim për atë që mund të ndodhë.
Para disa kohësh deklarata e Kurtit dhe Osmanit, se tani se Serbia po përgatit luftë në Kosovë nuk ishte e rastësishme, nuk ka ardhur nga largpamësia e tyre se sa të isntrukturar nga vendet aleate të Kosovës, për të përgatitur një terren në të ardhmen për arë që mund të ndodh.
Refuzimi i planit franko-gjerman nga Serbia, që ishte më përfitues për serbinë se për Kosovnë, nuk ishte rastësi.
U refuzua i ngjashëm me refuzimin e Millosheviçit në Rambuje. Përmes konfliktit të Kosovës, NATO përpiqej të fuste trupat e veta në Serbi dhe ishte e papranueshme për Millosheviçit, ndaj ndodhi lufta.
Rendja e NATO-as për ta marrë Serbinë nuk ka rreshtur, në këto vite ka qenë në aspektin diplomatik.
Serbia ka rezistuar, por është e rrethuar nga të gjithë vendet e NATO-s, përveç Kosovës dhe Bosnjës, pro NATO-s është prezentë në Kosovë.
Porblem është Serbia që është satelit i Rusisë në mes të vendeve të rrethuara nga NATO. NATO është e interesuar që Serbia të jetë pjesë e NATO-s ose të jetë e rrethuar.
Serbia nuk dëshiron të dorëzohet. Kjo që po ndodh rrezikon të çojë drejt një lufte.
Kujtojmë se Serbia ka qenë shkaktare e luftës së parë botërore dhe gati u zhduk si shtet dhe në përfundim të saj, trefishoi apo katërfishoi territoret e saj, duke marrë territoret e saj.
Pothuajse u bë një mini-perandori në Europë, apo perandori britanike. Ideologjia serbe është e luftës dhe konfliktit.
Në fund, NATO do të ulet këmbëkryq në Beograd dhe mund të ketë viktima të shumta. Mund të kemi viktima shumë më shumë se në vitin 1999, por më në fund do të kemi NATO-n edhe në Beograd.
Për dorëzimin e uniformave në mënyrë demonstrative nga policia serbe, Spahiu tha se nëse do ishin vetëm deputetët dhe kryetarët e komunave, shpallen zgjedhje dhe bëhen zëvendësime, por se nëse vetëshkarkohen gjyqtarë dhe prokurorë, duhet konkurs dhe kjo është një situatë që është vështirë të kthehet mbrapa.
Kur thyhet xhami është e vështirë të ngjitet, është një situatë që na dërgon drejt luftës, nuk është se po mbetet shumë hapësirë për të bërë marrëveshje dhe për të kthyer procesin mbrapa.
SHBA po bëjnë thirrje, por po bie në vesh të shurdhër. Ka dhe kuptimin se ju po mendoni se jeni shtet i pavaur dhe sovran pa këshillën e miqve, urdhëroni thyeni pak hundët dhe pastaj do të bëjë veprimet ‘babai’.
Si fëmija që nuk dëgjon babanë, le të thyejë pak hundët. Nuk është qeveria vetëm për të ushtruar dhunë dhe rregull, por në radhë të parë qeveria dhe shteti duhet të mbrojnë qytetarët.
Nëse nuk arrin ti zërë piromanët që kanë djegur makinat dhe ti fusë në burg, t’u kompensojë makinat e djegura, atyre që kanë pranuar të regjistrohen me targat e Kosovës.
Këtë se ka bërë qeveria e Kosovës, por ka lajmëruar se do i qortojë, gjobisë dhe sekuestrojë, makinat që nuk i kthejnë targat.
Ndaj këshilla amerikane ishte me që nuk jeni gati ta bëni siç duhet konvertimin e targave, shtyjeni këtë proces dhe për 10 muaj.
Por qeveria u tregua e padëgjueshme dhe kjo përbën element të ri në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtu nuk kemi vetëm Serbinë shkaktarin kryesor për situatën ku ndodhemi, por dhe politika që ndjek qeveria e Kosovës që nuk shkon konform këshillave të “prindërve” apo aleatëve të vetë dhe do e pësojë.
Lidhur me heshtje thuajse të plotë nga Tirana zyrtare mbi këtë zhvillim, ai hoqi një paralele me vitin 1999 kur ndodhi konflikti dhe se qeveria shqiptare qëndroi anash, proti refugjatët, por nuk denjoi ti bashkëngjitet NATO-s dhe sulmonte Serbinë.
Të paktën zyrtarisht Shqipëria nuk ka marrë pjesë në këtë luftë dhe intervenim. Nëse NATO do detyrohet të sulmojë Serbinë, nuk duhet tu shmanget detyrimeve për të sulmuar Serbinë, se Kryeministri Rama ka zhvilluar marrëdhënie miqësore me Vuçiç dhe pozita e tij është e palakmueshme.
Sipas tij, një situatë e tillë nuk e dobëson qeverinë e Albin Kurtit por e forcon atë dhe se do të shihet aftësia e institucioneve për t’u mbrojtur.



