
Për shkak të motit ekstrem në Kinën veri-perëndimore 21 sportistë kanë humbur jetën.
Vrapuesit po garonin të shtunën kur erërat e forta dhe reshjet e dendura të shiut përfshinë vendin, ndërsa mbahej ultramaratona 100 km (60 milje) në Yelloë River Stone Forest, një vend turistik në provincën Gansu.
Autoritetet vendosën të ndërprisnin garën kur 172 vrapues u zhdukën. Shumë nga vrapuesit e bllokuar thuhet se vuanin nga hipotermia. Përveç viktimave 151 vrapues u konfirmuan të sigurt dhe tetë të tjerë u plagosën.
Pjesëmarrësit e mbijetuar thanë se parashikimi kishte treguar erë dhe shi, por asgjë aq ekstreme sa ajo që përjetuan.



