Erëzat që “pastrojnë” mushkëritë e duhanpirësve

Erëzat që “pastrojnë” mushkëritë e duhanpirësve

Konsumimi i disa llojeve të ushqimeve dhe pijeve ndihmon të largojë substancat e dëmshme nga trupi.

Hudhra- Shumë veti medicinale i atribuohen hudhrës. Quhet një antibiotik natyral, me efekte antikancerogjene dhe anti-inflamatore që lufton kërpudhat dhe disa viruse. Hudhra përmban alicinë, e cila shkatërron infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe shumë studime kanë treguar se është një ndihmës efektiv në pastrimin e mushkërive të personave duhanpirës.

Xhenxhefili- Forcon imunitetin, përmirëson tretjen, zvogëlon proceset inflamatore në trup dhe largon toksinat nga mushkëritë dhe pjesën tjetër të trupit, prandaj rekomandohet për personat që kanë pirë duhan. Më së shpeshti përdoret si çaj por mund të përdoret dhe si erëz në pjata të ndryshme.

Shafrani i Indisë- Disa studime kanë treguar se shafrani i Indisë përmirëson pastrimin e mushkërive nga substancat e dëmshme si pasojë e pirjes së duhanit ose mënyrës së jetesës së pashëndetshme. Përveç kësaj, parandalon sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes. Për të shijuar përfitimet anti-inflamatore të shafranit të Indisë, përzieni atë me pak piper të zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy